Platini: Dybala është ndryshe nga unë, më sulmues!
Michel Platini është një nga legjendat e futbollistët që e pëlqe së tepërmi Paulo Dybala-n. Ish-numri 10 i Juventus, që tashmë sheh fanellën e tij të trashëgohet në shpinën e argjentinasit, për të cilin bën një konstatim të rëndësishëm: “Shumë i aftë në fushë e duket një njeri i mirë, do t’i kishte pëlqyer Avokat Agnellit”.
Duke folur për La Gazzetta dello Sport, ish-kreu i UEFA-s ka vazhduar elozhet për Dybala, duke bërë edhe një krahasim me veten: “Në krahasim me mua, është më tepër sulmues, më maradonesk, unë isha një mesfushor që shënojë shumë gola e tërhiqja skuadrën. Më shumë se ai: nuk është se nuk e bën, por ai është një sulmues”.
Në fund, nuk mund të mungonte komenti mbi Cristiano Ronaldo, lojtari që në 2020 ka marrë përsipër plotësisht skuadrën, duke e udhëhequr drejt objektivave në Serie A me ëndrrën Champions: “Nuk diskutohet, një lojtar i jashtëzakonshëm”.
KOHA JONË SONDAZH

