Play Off/ Drita befasohet në fund nga Celje, mundet edhe Shkëndija

Skuadrat shqiptare kanë zbritur në fushë këtë të enjte për sfidat e para të fazës “Play Off” në UEFA Europa Conference League, duke regjistruar dy humbje minimale që lënë gjithçka të hapur për ndeshjet e kthimit.

Në Prishtinë, Drita u mposht 2-3 nga sllovenët e Celje në stadiumin Fadil Vokrri. Miqtë kaluan në avantazh me golat e Kucys dhe Avdyli, ndërsa vendasit reaguan duke barazuar fillimisht me Krasniqi dhe më pas me Balaj.

Kur dukej se sfida do mbyllej në barazim, ishte Poplatnik që shënoi golin vendimtar në minutat e fundit, duke i dhënë epërsinë skuadrës sllovene. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ramadani do të kërkojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disfatë pësoi edhe Shkëndija, që u mund 0-1 nga turqit e Samsunspor. Skuadra e drejtuar nga Beqiri rezistoi gjatë, por u ndëshkua në pjesën e dytë nga goli i Marius, i cili vendosi fatin e takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?