Play Off i Champions League/ Bayerni kalon me vuajtje Celtic, eliminohet Atalanta e Gjimshitit
Champions League mbrëmjen e sotme ka dhuruar emocione të shumta. Bayern kalon fazën Play Off, pas barazimit 1-1 ndaj Celtic në “frymën e fundit” në shtëpi, ndërkohë që kishte fituar 2-1 në duelin e parë. Skocezët shënuan me Kuhn, por për të shmangur çdo të papritur për gjermanët mendoi Davies, me një gol në fund.
Atalanta e Berat Gjimshitit eliminohet nga Championsi, teksa pësoi disfatë 1-3 ndaj Club Brugge, ndërsa kishte humbur edhe në aktin e parë 2-1. Dopieta e Talbi dhe goli i Jutgla ndezi festën e miqve në shkallët e stadiumit. Goli i Lookman, në fillimin e pjesës së dytë, shërbeu vetëm për statistikë.
Pas suksesit 1-0 të Benficas ndaj Monacos në ndeshjen e parë, barazimi 3-3 i jep të drejtë “Shqiponjave” për të vazhduar në fazën e 1/8-ve.
KOHA JONË SONDAZH

