Play Off i Kombëtareve, Seria A nuk ndalet për javën e 30-të

Kërkesa e Genaro Gattusos, trajnerit të Italisë, për të shtyrë ndeshjet e javës së 30-të të Serie A në mënyrë që të kishte më shumë kohë për të përgatitur skuadrën para Play Off-it të Botërorit, ka marrë përgjigje përfundimtare. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka sqaruar se diçka e tillë nuk është e realizueshme.

Gravina theksoi se kalendari aktual nuk lejon asnjë lloj shtyrjeje: “Nuk po kërkojmë alternativa apo rrugë të shkurtra. Shtyrja e ndeshjeve nuk merret në konsideratë.”

Vendimi shuan shpresat e stafit teknik italian për të pasur më shumë ditë pune me lojtarët para ndeshjeve vendimtare të marsit. Ndryshimi i kalendarit nuk do të ndihmonte vetëm Italinë. Edhe Sylvinho do të kishte përfituar, pasi një pjesë e madhe e lojtarëve të kombëtares shqiptare aktivizohen në Serie A: Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani dhe Medon Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo ditë shtesë përgatitjeje do të ishte e vlefshme, duke qenë se kuqezinjtë synojnë të shkruajnë historinë dhe të shkojnë për herë të parë në një Kampionatin Botëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gjysmëfinalen e Play Off-it, Shqipëria përballet me Poloninë, një duel vendimtar që do të përcaktojë nëse kuqezinjtë do t’i afrohen më shumë ëndrrës së Botërorit. Pavarësisht vendimit të Gravinas, fokusi tek skuadra e Sylvinhos mbetet i pandryshuar: maksimumi i përgatitjeve dhe besim tek suksesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?