Plori ikën nga Vllaznia në një moment kritik
Vllaznia dhe trajneri Elvis Plori kanë ndarë rrugët me mirëkuptim. Me anë të një njoftimi për mediat klubi shkodran i futbollit bën të ditur se Plori nuk do të jetë më trajner i skuadrës në këtë pjesë të mbetur të sezonit.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të parë Elvis Plorin. Falenderojmë trajnerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë këtyre 2 viteve për ringritjen e klubit tonë dhe i urojmë shumë suksese në sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë”, thuhet në njoftim.
Emri i trajnerit të ri të skuadrës nuk është bërë i ditur. Vllazninë e presin dy sfidat e fundit të kampionatit dhe më 31 maj finalja e Kupës së Shqipërisë ndaj skuadrës së Laçit.
KOHA JONË SONDAZH

