“Po bëhet gjithmonë e më i mirë”, Southampton e shpall njeriun e ndeshjes Brojën
Southampton arriti të fitojë ditën e djeshme në “Boxing Day” në javën e 19-të të Premier League në transfertë me rezultatin 2-3 ndaj West Ham.
Armando Broja ka qenë sërish në formën e tij më të mirë duke dhuruar spektakël në fushën e blertë me skuadrën e tij, ku arriti të fitojë dhe një penallti të shndërruar në gol nga Ward-Prowse.
Klubi i Sauthemptonit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram” ka shpallur si njeriun e ndeshjes pikërisht sulmuesin e Kombëtares shqiptare. “Bëhet gjithnjë më i mirë”, ishte postimi i klubit bardhekuq.
Deri më tani sulmuesi me origjinë nga Malësia e Madhe ka shënuar 4 gola në 14 ndeshje aktivizim, por vetëm gjysma e tyre nga minuta e parë.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

