Po bën xhiron e botës/ Conte “masakron” në stërvitje lojtarët, Kane dhe Son shtrihen në tokë (VIDEO)

Antonio Conte njihet si një trajner shumë i rreptë në seancat stërvitore. Tottenhami i tij është në Korenë e Jugut për fazën përgatitore para fillimit të sezonit, teksa metodat e tij menjëherë janë përdoru.

Nën temperatura ekstreme strategu italian nuk i ka kursyer aspak futbollistët e tij në turneun aziatik. Ditën e djeshme lojtarët janë detyruar që të bëjnë 42 herë fushën e lojës me vrap.

Një stërvitje brutale që ka bërë që Son dhe Kane të shtrihen në tokë “si të vdekur” nga lodhja ekstreme. Pamjet në fakt kanë bërë xhiron e botës, teksa kritikat nuk kanë munguar për trajnerin italian që po i sfilit lojtarët në kushte streme. /R.Lika-Koha Jonë/

Tottenham players SUFFER during Conte's pre-season training

 

SHKARKO APP