Po bën xhiron e botës, mbrojtësi i Liverpoolit turpëron Ibrën dhe Kessie (VIDEO)

Liverpool eliminoi Milan nga kompeticionet europiane, duke marrë një tjetër fitore 2-1 në Milano. Kuqezinjtë në këtë mënyrë nuk do të kenë mundësinë të vijojnë aventurën e tyre pas shumë vite.

Përveç të tjerave në këtë ndeshje do mbahet mend gjatë një episod i ndodhur me dy lojtarët e Milanit, të cilët dolën “blof” nga një veprim shumë i zgjuar i mbrojtësit të Liverpool.

Nathaniel Phillips bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe në mendjen e të gjithëve mbeti sidomos kthesa e minutës së 69-të. Ai mori topin në zonën e vet dhe me Kessien e Ibrahimovic që vinin nga të dy krahët, bëri një kthesë të shpejtë duke i nxjerrë të dy bosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?