Po bën xhiron e rrjetit, Inzaghi rreshqet keq pas ndeshjes ndaj Cagliarit (VIDEO)
Interi po kalon një formë fantastike në kampionat duke i fituar ndeshjet me shumë lehtësi. Pas ndeshjes së djeshme ku koleksionoi 3 pikët e radhës në shifrat 4-0 ndaj Cagliarit, ndodhi një episod i pakëndshëm për trajnerin Simeone Inzaghi.
Gjatë kohës që po futej në dhomat e zhveshjes, strategu italian rrëshqiti në shkallët që të çojnë në tunel duke rënë keq. Për fatin e mirë ai e kaloi me humor këtë çast, pa pësuar lëndime. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

