Po e kritikojnë në Francë, Mbappe ndërkohë argëtohet në Spanjë
Kylian Mbappé gjithmonë i bën njerëzit të flasin për të edhe jashtë fushës. 25-vjeçari përfitoi nga mos grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve të Francës për t’u çlodhur dhe për të bërë aktivitete të tjera.
Dje, për shembull, ai shkoi në pistën e kartodromit në pronësi të Carlos Sainz Jr, pilotit spanjoll të Ferrarit. I veshur me një kaskë dhe tuta të kuqe, ai garoi kundër disa konkurrentëve, duke përfshirë disa anëtarë të stafit të Real Madridit dhe ish-lojtarin Eden Hazard.
Mbappe përfundoi i treti në një garë prej 15 xhirosh pas Sébastien Devillaz, një nga trajnerët fizikë francezë të madrilenëve dhe ish-lojtarit belg. Treshja më pas u ngrit në një podium simbolik për të festuar rezultatin.