Po i mahnit të gjithë në Itali, Guardiola gati t’i vjedh objektivin në mesfushë Juventusit
Manuel Locatelli është një nga mesfushorët më të mirë në Seria A këtë sezon. Në gjurmët e tij prej muajsh është Juventusi, ndërkohë që edhe Milani ka shprehur dëshirën për ta riveshur kuqezi.
Gjithsesi një nga trajnerët më të mirë në botë, Pep Guardiola, së fundmi e dëshiron në ekipin e tij. Sipas “Daily Mail”, Manchester City është gati që të derdhë në arkat e Sassuolos shumën e 30 milionë eurove për ta sjellë në Manchester.
Fernandinho ka filluar të ndjejë peshën e viteve, ndërkohë që Rodri nuk ka kualitetin teknik të mesfushorit të Sassuolos, ndaj edhe Guardiola e shikon si pjesë të formacionit të tij. Me siguri që gjatë verës do të jetë një betejë e vërtet në merkato për të siguruar super talentin italian. /R.Lika-Koha Jone/