Po kalon një super formë, Gundogan: Nuk më kishte ndodhur kurrë në karrierë!

Një nga mesfushorët më në formë në Premier League, por dhe në botë është padyshim Ilkay Gundogan. Turko-gjermani është shprehur së fundmi se mund ta kalojë pjesën e mbetur të karrierës te Manchester City.

Ai ka qenë një nga pikat më të forta të City-it në këtë fazë të sezonit, duke kaluar momentin më të mirë që nga transferimi nga Dortmundi në vitin 2016. Edhe pse është 30 vjeç, Gundgan ka shënuar 13 gola në 25 ndeshje, duke ndihmuar ekipin që të blindojë vendin e parë. Golat e fundit të shënuar kanë vendosur në dyshim specialistët për aftësitë fantastike që ka në fazën sulmuese.

“Nuk mendoja se do të ndodhte kështu. Mënyra së si punojmë jo vetëm në fushë, apo nga pikëpamja atletike, mund të them se nuk më ka ndodhur asnjëherë në karrierë. Në këtë skuadër ndihem sikur jam pjesë e kësaj familje.

Luaj më shumë në fazën sulmuese ndihem i lirë për të qenë në sulm dhe për të shënuar. Mundohem të bëjë më të mirën dhe të kujdesem për veten. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do ta gjejmë veten favoritë për titullin, Duhet shumë punë individualisht dhe si ekip”, deklaroi Gundogan në një intervistë për “Sky Sport”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP