Po largohet pas 13 vitesh nga Bayerni, Alaba: Jam gati për sfida të reja!

David Alaba iu bashkua Bayernit të Mynihut ishte vetëm 16 vjeç, teksa tashmë në moshën 28-vjeçare ai është duke luajtur ndeshjet e tij të fundit me fanellën e bavarezëve, pasi siç dihet sezonin e ardhshëm austriaku do të spostohet në një tjetër klub që me shumë gjasa do të jetë Reali i Madridit.

Pas plot 13 vitesh me bavarezët, ku ka arritur të fitojë shumë trofe, mbrojtësi ka një akord me Los Blancos dhe që pritet që shumë shpejt të bëhet zyrtare. Së fundmi austriaku ka folur në lidhje me largimin e tij nga Bayerni.

“Është gjithmonë e vështirë kur vjen momenti i lamtumirës, pasi te Bayern jam ndjerë gjithmonë mirë, por po largohem nga kjo skuadër dhe është e pashmangshme të mos ndjej keqardhje sepse ka kaluar shumë vite, ku kam arritur të fitojë edhe shumë trofe. Nuk ishte një vendim i thjeshtë për t’u marr, por gjithsesi besoj se ardhmja ime do të vazhdojë të jetë po kaq e suksesshme sa tek Bayern.

E mora këtë vendim për të ndihmuar veten që të rritem me shumë si lojtar në aspektin teknik. Për t’u zhvilluar nevojiten dhe sfida të reja ndaj edhe e mora këtë vendim. Unë dua të provoj një aventurë të re, jo sepse nuk e dua Bayernin, por sepse kam nevojë për diçka të re në karrierën time”, tha Alaba.

 

 

SHKARKO APP