Po luan pak tek Chelsea, skuadra e Seria A bën gati ofertën për Brojën

Armando Broja mund të largohet nga Chelsea që në merkaton e janarit për të nisur një aventurë të re. Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit të Kombëtares shqiptare, mund të jetë Italia.

Torino është vënë seriozisht në ndjekje të bomberit nga Malësia e Madhe, madje italianët kërkojnë që të arrijnë tek shqiptari që në merkaton e janarit. Sipas mediave italiane, si fillim, torinezët do të mundohen të shesin Nemanja Radonjic, për t’i bërë hapësirë Brojës.

Në rast se largimi i Radonjic ndodh, atëherë italianët do të nisin nga puna për të negociuar me Chelsean. Por duket shumë e vështirë, pasi trajneri i “Bluve të Londrës”, Mauricio Pochettino e pëlqen shumë shqiptarin dhe mund ta lërë të lirë vetëm në formë  huazimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?