Po luanin futboll në Kosovë duke thyer karantinimin, policia arreston 18 persona

Në Kosovë ka ndodhur një ngjarje vërtetë  e pazakontë në këtë periudhë të emergjencës së koronavirusit teksa në fshatin Gexhë të Rahovecit, policia e Kosovës ka ndaluar 21 persona të cilët kanë thyer rregullat e karantinimit dhe janë kapur duke luajtur futboll në një palestër sportive.

Përveç personave që po luanin futboll të pranishëm në palestër ishin edhe disa njerëz të tjerë. Policia lejoi të largoheshin vetëm 3 prej tyre, ndërkohë që 18 të tjerët prej të ndaluarve po mbahen në gjendje arresti.

Kjo gjë është e ndaluar dhe arrestohesh.

 

SHKARKO APP