Po mbështet luftën në Rusia, UEFA mund të përjashtojë rivalin e Kosovës në eliminatoret e “Euro 2024”

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ndikoi drejtpërdrejtë edhe në botën e futbollit. Në këtë mes ato që e pësuan ishin klubet ruse, por edhe kombëtarja të cilat u përjashtuan nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s duke mos i lejuar të merrnin pjesë në kompeticionet e tyre.

Bjellorusia mund të jetë shteti i radhës që mund të ndëshkohet nga UEFA. Ata kanë dërguar trupa ushtarake në ndihmë të Rusisë teksa përgjatë gjithë luftës kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj rusëve. Por, kjo sjellja ka “futur” në mendime UEFA-n dhe FIFA-s që po konsideron të përjashtojë kombëtaren Bjelloruse dhe skuadrat e tyre nga kompeticionet e ndryshme.

Nëse një ide e tillë kthehet në realitet atëherë në këtë mes preket edhe Bjellorusia e cila ishte pjesë e shortit për kualifikueset e Euro 2024, teksa është shortuar me Kosovën, Zvicrën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?