Po “ngroh” stolin me Sarrin, Douglas Costa mendon rikthimin te Bayerni

Maurizio Sarri vijon të luajë me skemën 4-3-1-2, rreshtim ky që penalizon brazilianin Douglas Costa, i cili është një sulmues i mirëfilltë krahu.

I rikthyer pak ditë më parë nga dëmtimi, Costa duke luajtur shumë pak edhe në këtë fazë të sezonit. Së fundi ka dalë në skenë një rikthimi i tij te gjermanët e Bayern Munchen, të cilët janë të interesuar për një futbollist krahu në sulm.

Në një takim të senatorëve me trajnerin Flick, është kërkuar rikthimi i Douglas Costës, që shihet si lojtari ideal për të luajtur në krahët e sulmit. Është thuajse e pamundur që Juventus të heqë dorë që në janar nga sulmuesi brazilian, por bavarezët do të provojnë të marrin Douglas Costën në verë, nëse vendosin të konfirmojnë trajnerin Flick në pankinë.

SHKARKO APP