Po shënonte golin spektakolar ndaj Juves, hajdutët bëjnë namin në shtëpinë e yllit serb

E shtuna e kaluar, ishte një ditë e ëmbël për Milinkovic Savic, i cili zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Juventusit. Ndërkohë që futbollisti serb por shënonte golin e fitores ndaj kampionëve të Italisë, hajdutët bënin namin në vilën e tij në Formello.

Mediat italiane raportojnë se ata i kanë marrë disa orë luksi dhe para, teksa dëmi raportohet të jetë mbi 100 mijë euro. Karabinierët po punojnë nëpërmjet pamjeve për të identifikuar hajdutët, të cilët fillimisht ishin në këmbë dhe më pas morën një makinë për t’u larguar.

Në videot e kapura në brendësi të shtëpisë duken 3 persona me kapuç, të cilët thyejnë një nga dritaret anësore për të vjedhur katër orë Rolex, një Hublot dhe 5 mijë euro. Për Milinkovic Savic mund të themi se ka qenë një fundjavë e paharrueshme si brenda dhe jashtë fushave. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP