Po shkëlqen te Southampton, trajneri vlerëson Brojën: Të shohin qartë sa i rëndësishëm është për ne!
Armando Broja vijon të jetë protagonist te Southampton duke shënuar një super gol në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palace. 20-vjeçari fitoi një goditje dënimi në hyrje të zonës që u shndërrua në gol nga shoku i skuadrës, Ëard-Prose, ndërsa më pas realizoi vetë nga distanca.
Kështu, pas ndeshjes, trajneri Hasenhuttl lavdëroi futbollistin kuqezi, ndërsa theksoi se në fushë dallohet qartësisht se sa i rëndësishëm është Broja për skuadrën.
“Unë isha shumë i lumtur që Broja ia doli të rikuperohej në kohë për ndeshjen ndaj Crystal Palace, sepse nuk kishte garanci që mund të luante pas një dëmtimi në sfidën e kaluar. Pastaj, në fushë të gjithë e shohin qartësisht se sa i rëndësishëm është ai për skuadrën tonë.
Në këtë moment na duhen të gjithë futbollistët, mund të ndodhë që për një ndeshje je jashtë skuadre, por në sfidën pasardhëse të duhet të luash sepse të gjithë janë të rëndësishëm”, u shpreh Hasenhuttl.
KOHA JONË SONDAZH

