“Po të jesh burrë thuaja presidentit në syrin tim”, Trashi tregon detajet e sherrit me Starovën

Lorenc Trashi ka reaguar pas deklaratës së trajnerit Starova, i cili është shprehur dje se mesfushori kishte hedhur fanellën në tokë. Mesfushori në një reagim për “Panorama Sport”, ka mohuar këtë gjë, duke treguar edhe detajet e zënkës së ndodhur dje në Turqi.

Reagimi i plotë i Trashit:

“Profesor Starova për të justifikuar veten ka shpikur shumë fjalë qe s’janë te vërteta. Ne radhë të parë unë si jam drejtuar me tone te larta profesorit, po e kundërta. Jam ulur ne pankinë shumë i qet dhe i kam folur tamam: Profesor pse s’më lë dhe pak të merrja pak përgatitje?, se më ka zëvendësuar në minutën 60’ dhe jo 75’ siç thotë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në moment që unë i jam drejtuar shumë qetë, ndërsa ai me është kthyer me tone të ashpra që do te thotë se Starova mezi e ka prit një debat me mua. Si gjithmonë profesor Starova mos të bëj tani si shenjtor, kur Partizani s’ka kontingjentin e duhur të lojtarëve dhe shprehet që unë si trajner s’i kam thënë të largohet nga ekipi. Ai është shprehur shumë qartë dhe aty kanë qenë shumë lojtar dhe staf për të vërtetuar gjithçka që ai ka thënë kundrejt meje.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Ma qëroni nga hoteli nuk dua ta shof më në ekip’, pasi ka thënë kështu unë jam çuar dhe i kam thënë, ‘profesor qëndroi besnik fjalëve qe thua, po të jesh burrë thuaja presidentit në syrin tim qe nuk e dua me Trashin’. Edhe ai e ka pranuar, me ka thëne ‘ok’, me pas i dhashë dorën, por ai më refuzoi.

“Mos ma jep as dorën tha”, edhe un vazhdova te ikja ne dhomat e zhveshjes. Duke u larguar profesor Starova nuk e ka len me kaq po ka vazhduar me ofendonte me fjalë nga më të ndyrat dhe me ka ulur dhe me ka fëlliqur ne sy te kolegeve te mi dhe stafit. Ju ktheva në atë moment dhe hoqa bluzën, ja lash te pankina, absolutisht nuk e kam hedhur, dhe i thash “për këto fjalë që më the unë dhe t’i e kemi mbyllur dhe bravo të qoftë’’, i kam thënë….

Profesor Starova mos te justifikoj veten te tifozët, presidenca dhe te publiku me arsyen se Trashi ka hedh fanellën, se ka shumë njerëz aty qe e vërtetojnë këtë gjë … Ofendimet e Starovës kundrejt meje janë një mllef i Starovës qe e ka prej kohesh ndaj meje dhe me ne fund ai ja arrit qëllimit ta nxirrte atë mllef, është shumë e thjesht kur nuk e do një lojtar pse nuk i thua Presidentit ‘Nuk e dua ne ekip Trashin, nuk më shërben për asgjë’, edhe un shikoja karrierën time dhe situata nuk shkonte deri ne pike…’

Gjithsesi un personalisht e quaj te mbyllur me Staroven, aspak nuk tërhiqem mbrapa, çfarë do mase te merret kundrejt meje si për shembull një gjobë e majme, unë absolutisht nuk e pranoj sepse jam me te drejtë dhe s’lejoj njeri ta mohoi këtë gjë. Kur kam qen gabim kam qen un qe i kam kërkuar falje profesorit, por tani jo me, e them hapur Starova nuk me do ne ekip siç ka ber dhe me disa lojtar te tjerë qe i ka prerë ne besë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?