Pochettino: City ekipi më i mirë në botë, por duam që të fitojmë!
Maurizio Pochettino, trajneri i PSG, ka folur së fundmi para ndeshjes me Manchester City në Champions League. Ai ka vlerësuar kundërshtarët duke i cilësuar si më të mirët, por kjo nuk i tremb aspak.
“Të dyja skuadrat kanë futbollistë të jashtëzakonshëm, vështirë për ‘i mbajtur për 90 minuta. Do të jetë e vështir. City po bën një rrugëtim fantastik. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Shpresoj që të bëjmë një prezantim të mirë dhe të fitojmë. Ky është objektivi. City? Është skuadra më e mirë në botë, kanë futbollistë të mëdhenj dhe një trajner fantastik.
Mbape? Kylian e do futbollin, atij i pëlqen të flasë për futbollin. Ai pyet për Anglinë, si është loja atje, mentaliteti dhe kultura. Gjithashtu pyet edhe për Spanjën dhe Argjentinën. Ai shikon çdo ditë ndeshje nga Anglia, Franca, Italia dhe Gjermania”, thotë argjentinasi fillimisht.
Kylian është 22 vjeç, por është shumë i pjekur, ka besim te talenti i tij dhe është i hapur për t’u përmirësuar. Ai mund të flasë frëngjisht, anglisht dhe spanjisht. Flas me të në anglisht dhe spanjisht, më shumë në anglisht. I kërkova një ditë të praktikoja frëngjishten time me të, që të përmirësohem. Ai më tha se është më mirë për të që ta flasim në anglisht. Atij i pëlqen shumë të praktikojë gjuhë të ndryshme”, deklaroi Pochettino.