Pochettino: Do bëjmë gjithçka për ta bindur Mbappe që të qëndrojë!

Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino shpreson që sulmuesi i tij i talentuar Kylian Mbappe të qëndrojë te skuadra parisiene edhe për disa vite. I përfolur për një transferim të mundshëm te Real Madrid, strategu argjentinas përpiqet që ta mbrojë.

“Mbappe është mirë dhe i qetë. Është një djalosh i shoqërueshëm dhe që e do shumë futbollin. Për moshën 22 vjeç mund të them se ka shumë matufi. Do më pëlqente që të qëndronte. Besoj se është mjaftueshëm i pjekur për të vendosur për momente të tilla.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por mund të përballet me çdo situatë. A po e bind për rinovimin? Ai do të marrë vendimin që dëshiron, por do të bëj gjithçka për të bindur Kylian. Po flasim për një nga sulmuesit më të mirë në botë, me një potencial shumë të madh dhe vetëm 22 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi do të kërkojë që ta bind për të qëndruar. Si trajner do të pëlqente që të qëndronte këtu për shumë vite. Ka një kontratë deri në qershor, por kjo na jep mundësinë për t’i ndryshuar mendjen”, tha Pochettino. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?