Pochettino flet për Brojën: Jam i lumtur për të, ja pse e aktivizova nga fillimi

Trajneri argjentinas i Chelsea-t, Mauricio Pochettino, surprizoi me formacionin në derbin e Londrës  ndaj Fulham, duke aktivizuar nga minuta e parë Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ja shpërbleu menjëherë duke shënuar një nga dy golat.

I pyetur për vendimin për të ulur Sterling në stol dhe për ta nisur me Brojën, Pochettino shpjegoi situatën e bomberit shqiptar për Sky Sports.

“Raheem Sterling nuk është stërvitur gjatë tri ditëve të fundit. Ai mori një virus dhe kjo është arsyeja pse ai nuk mund të ishte në formacion, prandaj aktivizuam Brojën nga minuta e parë. Nisëm të mendonim për Brojën një ditë para ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e dinim nëse do të ishte në gjendje të luante 90 minuta, por mendoj se është e rëndësishme që ai të luajë që në fillim. Pas një periudhe të gjatë jashtë, është e rëndësishme për të që shënoi. Kështu që unë jam i lumtur dhe shpresoj se mund të rikuperohet për fundjavën.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?