Pochettino: Kam probleme me gjumin pas eliminimit ndaj Realit
Trajneri argjentinas i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, pranoi të shtunën se ka probleme me gjumin pas eliminimit të skuadrës së tij në 1/16-at e Champions League kundër Real Madridit.
“Do të na duhet shumë kohë për të fjetur me të njëjtën qetësi mendore si më parë”, tha ai për shtypin përpara ndeshjes së skuadrës së tij në Ligue 1 kundër Monacos.
“Ishin goditje të forta dhe të papritura, sepse deri në minutën e 60-të nuk e prisnim të përfundonim kështu. E bën të vështirë gjetjen e qetësisë shpirtërore për të pushuar.
Përtej zhgënjimit dhe trishtimit të madh, të jesh në gjendje t’i japësh PSG-së mundësinë për të luftuar për një titull kaq të rëndësishëm është një sfidë, motivimi është i madh”, deklaroi Pochettino.
KOHA JONË SONDAZH

