Pochettino: Kjo blerje më ka impresionuar, ka shumë cilësi fizike dhe teknike!

Mauricio Pochettino nuk i kursen elozhet për mbrojtësin e transferuar gjatë kësaj vere nga PSG, Achraf Hakimi. Argjentinasi është shprehur se marokeni është i aftë që të luajë në disa pozicione në fushën e lojës.

“Është një lojtar që ofron disa opsione, veçanërisht në fazën e sulmit. Ka shumë cilësi në nivel fizik, ka shënuar shumë gola në karrierë, edhe në sezonin e fundit me Inter-in.

Po përshtatet shumë mirë. Fatkeqësisht, ashtu si shumë këtu te PSG, ka patur Covid, por po e merr veten dhe po integrohet shumë mirë”, deklaroi Pochettino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?