Pochettino: Para se të vdes, do të stërvit sërish Tottenhamin
Mauricio Pochettino ndjen mall për skuadrën e Tottenhamit. Strategu argjentinas ka shprehur dashurinë për klubin që e ka drejtuar për disa sezon, por që vendosi që ta shkarkonte këtë sezon pas një nisje të dobët, për ta zëvendësuar me Mourinhon.
“Nga dita që u largova, kam vetëm një ëndërr: Dua të kthehem dhe të mbarojë atë që nuk mbyllëm dot. Dua të kthehem dhe të drejtoj “Spursa”-t dhe të fitoj një trofe.
Ishte një udhëtim fantastik, ishim pranë fitores së një trofeu, por që nuk mundëm. Dua të korrigjoj gabimet që kam bërë. Tani jam i përqendruar për të gjetur një projekt të ri, por dua që të rikthehem atje. Tifozët janë special, dua të ripaguaj dashurinë e tyre me një trofe.
Kur? Pas 5 vitesh, ndoshta 10, por para se të vdes do ta bëj”, ka thënë strategu i njohur në një intervistë për “Daily Express”. Newcastle është gati që ta mbulojë me “ar” Pochettinon, pasi do t’i ofrojë 19 milionë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jone/