Pochettino përfundon në listën e dëshirave për pankinën e Real Madridit
Mauricio Pochettino është emri i ri që shtohet në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e Real Madrid. Pozicioni i trajnerit aktual, Álvaro Arbeloa, konsiderohet i rrezikuar për shkak të performancave të fundit të skuadrës dhe me shumë mundësi në fund të sezonit do të largohet.
“ESPN” bën të ditur se drejtuesit e klubit madrilen po monitorojnë me kujdes situatën e Pochettinos, kontrata e të cilit me Kombëtaren e SHBA-ve përfundon pas Botërorit 2026.
Ky interesim shënon rikthimin e një dëshire të vjetër të klubit, pasi Pochettino ishte pranë kalimit në “Santiago Bernabéu” edhe në vitin 2019, përpara se bordi të vendoste për rikthimin e Zinedine Zidane.
Përveç teknikut argjentinas, në mediat spanjolle kanë qarkulluar javët e fundit edhe emrat e Jurgen Klopp, Unai Emery dhe Massimiliano Allegri. Megjithatë, një vendim përfundimtar pritet të merret vetëm pas vlerësimit të rezultateve që Arbeloa do të arrijë në mbyllje të këtij sezoni.
KOHA JONË SONDAZH

