Pochettino rrëfen incidentin pas golit të Mbappe: Për pak sa më thyen hundën
Pochettino e festoi jo pak golin e Mbappe ndaj Real Madridit në minutën e 93-të. Strategu argjentinas në fakt pati një incident që ai vetë e rrëfeu pas takimit.
Trajneri ka shpjeguar se gjatë festës ka marrë një goditje në hundë dhe madje është dashur të shkojë të flasë me mjekun e skuadrës.
“Ndjeva dy gjëra. Së pari gëzim, dhe më pas Paredes që më goditi në hundë me gjoks dhe mendova se më theu hundën. Më duhej të shkoja te mjeku për t’i thënë që mendoj se më theu hundën”,u shpreh Pochettino pas duelit.

KOHA JONË SONDAZH

