Pochettino: S’mendoja se do të vinte Messi, është përshtatur shpejt

Mauricio Pochettino në prag të ndeshjes së parë në Champions League kundër Club Brugge, ka folur fillimisht për transferimet e reja. Argjentinasi zbuloi se nuk e priste një transferim të Messit, ndërkohë që ka shprehur fjalët më të mira për lëvizjet.

“Mund të mos jem personi më i përshtatshëm për të përshkruar Messin. Ka shumë më tepër njerëz që kanë një fjalor më të gjerë për ta përshkruar më afër realitetit që meriton Leo. Gjithmonë do të konsiderohet ndër më të mirët në botë.

Që kur mbërriti, me të vërtetë është përshtatur shumë shpejt dhe po stërvitet shumë mirë, duke u përpjekur të arrijë nivelin e tij më të lartë sa më shpejt. Nuk mendoja se ishte e mundur që Messi të nënshkruante për PSG. Ne të dy jemi argjentinas, të dy mbështesim Newell’s, të dy vijmë nga Rosario.

Ramos? Sergio është gjithashtu një lojtar që ne mendojmë se mund të na ndihmojë me përvojën dhe grintën e tij. Ai është një lojtar që ka fituar gjithçka, ashtu si Leo.

Hakimi? Achraf është një lojtar i ri, të cilin e kam ndjekur që kur isha te Tottenhami. Ishim shumë pranë nënshkrimit me të, por më pas ai shkoi të luante për Borussian e Dortmund. Ai vrapon shumë, ka potencial të jashtëzakonshëm fizik. Po piqet në nivelin mbrojtës, por ai jep shumë kontribut në sulm”, deklaroi strategu argjentinas.

SHKARKO APP