Pochettino vlerëson Brojën, sulmuesi shqiptar e nisi si titullar
Armando Broja me golin e tij i hapi rrugën Chelsea drejt fitores 4-0 me Preston sfidë e vlefshme për turin e tretë të FA Cup. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar në takimin e së shtunës dhe realizoi në minutën e 58’. Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino beson te cilësitë e Brojës, por duke shtuar që duhet të përmirësohet çdo ditë.
“Aftësitë e tij janë befasuese. Po flasim për një nga sulmuesit e rinj më të zotë në Angli dhe Europë. Problem është që ai duhet të shikojë përpara dhe ne do ta ndihmojmë që të kuptojë që nuk duhet të kënaqet me kaq. Pritshmëritë janë të mëdha dhe ne besojmë tek ai”.
Pochettino thotë se Broja ka nevojë ende për kohë pas lëndimit që e mbajti gjatë pa luajtuar. Vazhdimisht ka patur interesim nga skuadra të tjera për Armando Brojën, por te Chelsea duan ta mbajnë ku është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2028.