Pogba bën gati valixhet nga United, Ragnick: Nuk ia vlen ta mbajmë!
Paul Pogba duket i destinuar për t’u larguar nga Manchester United në verën e këtij viti. Sulmuesi francez duket se ka vendosur të mbyllë aventurën në “Old Trafford”. Francezi nuk i është bashkuar grupit në stërvitje dhe trajneri i tij, Ralf Rangnick, e paralajmëroi hapur:
“Nuk do të them se nuk ia vlen ta mbajmë. Por lojtarët duhet të duan të luajnë për një klub të madh si Manchester United. Nëse një futbollist nuk dëshiron të luajë për ne, nuk mendoj se ka kuptim ta bindim që të ndryshojë mendje”.
Sipas faqes prestigjioze franceze, PSG është në “pole”për shërbimet e mesfushorit, i cili prej disa kohësh është ndjekur edhe nga Juventusi dhe Reali i Madridit.
KOHA JONË SONDAZH

