Pogba del sërish në shitje, ja vlera që ka fiksuar United

Paul Pogba vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së merkatos europiane. Futbollisti francez nuk është i lumtur me “Djajtë e Kuq” dhe ky nuk është më një lajm i ri.

27-vjeçari është objektiv i Zidane, por jo domosdoshmërish për klubin, që kurrë nuk e ka parë të qartë nënshkrimin e tij. Pogba ka një kontratë deri në vitin 2022 me United, është në merkato, sepse “Djajtë e Kuq” dëshirojnë ta shesin atë në verën e këtij viti dhe të rikuperojë një pjesë të 105 milionëve që pagoi në vitin 2016.

Çmimi fillestar i Pogba-së është 75 milionë euro, sipas “Daily Express”, që thekson se Real Madridi dhe PSG janë dy skuadrat më të interesuara për nënshkrimin e tij. Nuk duhet harruar as Juventusi, që herë pas herë ka shfaqur dëshirën për të ripasur në skuadër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?