Pogba e Evra gati për në Elbasan, Benzema krah yllit të “hip hop” Drake (Foto)

Paul Pogba, Olivier Giroud & Co vijojnë përgatitjet me Francën para ndeshjes miqësore ndaj ekipit kombëtar të Shqipërisë.  Franca do të luajë në një miqësore ndaj Shqipërisë këtë të shtunë, në “Elbasan Arena”.

Lojtarë si Paul Pogba, Olivier Giroud e Hugo Lloris kanë qenë nën vëmendjen e trajnerit Didier Descahamps në kampin stërvitor në Clairefontaine, para sfidës miqësore me kuqezinjtë. Ata janë rrethuar nga tifozë të shumtë, që kërkonin autografë, gjatë seancës stërvitore.    

Skuadra pritëse e “Euro 2016” humbi 4-3 në miqësore me Belgjikën në fundjavë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Yjet e Francës që luajnë me Juventus, si Paul Pogba dhe Patrice Evra  pas finales së humbur me Barcelonën në Champions, i janë bashkuar Francës në stërvitje dhe do të rikthehet në fushë, pikërisht për ndeshjen e radhës miqësore me Shqipërinë. Sulmuesi i Arsenal, Olivier Giroud, dhe portieri i Tottenham, Hugo Lloris, janë ndër yjet e Francës për ndeshjen miqësore, por mungon për shkak dëmtimi sulmuesi i Realit të Madrid, Karim Benzema. Teksa ka humbur miqësoren me Shqipërinë, Karim Benzema është fotografuar me yllin e muzikës “hip-hop”, Drake, në New York.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?