Pogba, e ka pranuar ofertën e Barcelonës?

Pogba gati të bashkohet me Barcelonën, dhe të largohet nga Juventus. Barcelona ka marrë një shtytje në shpresat për të nënshkruar me mesfushorin francez, të cilin e konsideron si pasuesin ideal të kapitenit legjendar Xavi Hernandez.
Në bisedat e fundit që Barcelona ka zhvilluar me menaxherin e futbollistit, Mino Raiola, ka marrë përgjigje pozitive dhe se Pogba ka pranuar të transferohet në Spanjë sezonin e ardhshëm.

Derisa bisedat mes dy palëve do të vazhdojmë edhe më tej, me 22-vjeçarin që nuk është i gatshëm të marrë një vendim para finales së Ligës së Kampionëve. 
Edhe nëse arrin marrëveshje me lojtarin, Barcelona duhet të arrijë marrëveshje edhe me Juventusin për çmimin e transferimit të tij.
Për lojtarin të interesuar janë edhe shumë klube tjera si Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Chelsea

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?