Pogba ka arritur akordin me PSG, do të nënshkruajë për 4 sezone
Nuk do të jetë Juventusi destinacioni i radhës për Paul Pogba. Mesfushori francez duket se ka nënshkruar një parakontratë me Paris Saint Germain. Sipas mediave në Francë, kampioni i botës, do të nënshkruaj një kontrate 4 vjeçare me klub e “Park De Princ” në fund të sezonit.
Mesfushori pritet të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë në merkaton e verës pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor të këtij viti.
Për 29-vjeçarin kanë shfaqur interes dhe klube të tjera si Real Madridi apo Juventus, por në Francë besojnë se mesfushori ka zgjedhur ekipin parisien për të vijuar karrierën.
KOHA JONË SONDAZH

