Pogba ka vendosur për të ardhmen, është në pritje vetëm të … Juventusit
Paul Pogba duket i sigurt për largimin nga skuadra e Manchester United në fundin e këtij sezoni. Mesfushori ka refuzuar ofertat e shumë klubeve dhe ka qenë i qartë në kërkesën e tij për t’u rikthyer në Torino, ku do t’i bashkohej Juventusit për sezonin e ardhshëm.
Kontrata aktuale e 29-vjeçarit me Manchester United përfundon këtë verë dhe duket se nuk ka shpresa për një rinovim me të kuqtë. PSG, në krahun tjetër, po vazhdon ende negociatat për të nënshkruar me francezin këtë verë, edhe pse ai tashmë e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të rikthehet tek “Zonja e Vjetër.
Mediet italiane raportojnë se Pogba po pret vetëm lëvizjen e Juventusit, pasi deri tani bardhezinjtë nuk i kanë ofruar ofertë zyrtare. Skuadra torineze është në mëdyshje, pasi në listën e dëshirave është edhe Milinkovic-Savic.
KOHA JONË SONDAZH

