Pogba mesazh Juventusit: Jap më të mirën në një ambient që më duan!
Paul Pogba vijon t’i japë mesazhe Juventusit. Mesfushori francez është shumë pranë rikthimit te skuadra torineze, teksa së fundmi ka dhënë një intervistë për “Uninterrupted”.
“Nëse jam në sintoni me skuadrën dhe tifozët, në një klub që më njohin dhe më duan, unë si gjithë lojtarët e tjerë jap më të mirën. E ardhmja? Po marrë ende kohë, Po marr kohën time, duke kënduar dhe bashkuar pjesë të ndryshme. Dua vetëm më të mirën, të luaj dhe të jem vetvetja.
Bardhezinjtë janë duke përgatitur një kontratë 3-vjeçare, me vlerë 7.5 milionë euro në sezon, me opsionin për të rinovuar dhe për një vit. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

