Pogba rezulton i infektuar me koronavirus së bashku me Ndombele

Rastet me koronavirus po shtohen ndjeshëm në futbollin anglez. Pas daljes së 6 futbollistëve pozitiv tek Chelsea, i infektuar ka dalë edhe Paul Pogba.

27-vjeçari mori ftesë nga Franca për dy ndeshjet e radhës së Francës, por tashmë është detyruar që të mungojë, teksa vendin e tij do ta zërë Eduardo Camavinga. Nga lista është hequr edhe Tanguy Ndombele, i cili gjithashtu doli pozitiv.

Pogba së fundmi ka qenë në Angli, teksa ka darkuar në Cipriani Restaurant në Londër së bashku me bashkëshorten e cila është shtatzënë. Tashmë mesfushori i United do të kalojë 14 ditë në karantinë të detyruar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP