Pogba-s i bastisin shtëpinë kur po luante ndaj Atleticos: Na vodhën gjënë më të rëndësishme …

Paul Pogba dhe familja e tij kanë kaluar një ngjarje aspak të lehtës gjatë kohës që luhej sfida e Championsit mes Manchester United dhe Atletico Madrid. Disa hajdutë u futën në banesën e futbollistit francez në një kohë kur bashkëshortja e tij ishte në stadium, por fëmijët po flinin në dhomën e tyre.

Mesfushori ka zbuluar në rrjetet sociale, hajdutët kanë qëndruar në shtëpi vetëm 5 minuta, por i kanë marrë familjes Pogba “diçka që nuk ka vlerë”: ndjenjën e sigurisë.

Pogba krijoi adresë emaili, ku ftoi këdo që mund t’i japë informacion për hajdutët, duke premtuar edhe shpërblim. “Nuk ia uroj askujt atë që kemi provuar, është makthi më i keq i mundshëm”, –  vazhdon postimi i Pogba, i cili ka krijuar posaçërisht një adresë emaili (reë[email protected]) për t’i dërguar të dhëna të dobishme për të arritur te ata që i bastisën shtëpinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?