Pogba shpëton United nga humbja, s’ka fitues në super duelin ndaj Tottenham (VIDEO)

Tottenham dhe Manchester United e mbyllën në barazim 1-1 super duelin e javës së 30-të në Premier League. Dueli i luajtur në Londër dhuroi shumë emocione, teksa në minutën e 27-të, Steven Bergwijn do të zhbllokonte ndeshjen me një goditje shumë të fortë që nuk u arrit të ndalej nga De Gea.

Skuadra e Solskjar kërkoi me ngulm golin e barazimit, por loja e tyre do të fitonte të tjera “ngjyra” pas hyrjes në fushë të Pogba në fraksionin e dytë. Mesfushori francez fitoi një penallti 10 minuta nga fundi i ndeshjes, pasi u pengua nga Dier në zonë.

Nga pika e bardhë, Bruno Fernandes do të shënonte golin e barazimit. Një rezultat që mban United në vendin e 5-të me 46 pikë,  ndërkohë që Tottenham ka 4 pikë më pak se ta. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP