Pogradeci likuidon 3-1 Korabin, Kukësi fiton kundër Besës

Tri pikë me shumë peshë siguruan Laçi, Pogradeci, Iliria dhe Kukësi. Dje te tri pikët doli edhe Skënderbeu, ndërsa ky raund do mbyllet të dielën me sfidën Lushnja-Burreli që merr jetë në orën 13:30.

Pogradeci vendas fitoi 3-1 kundër Korabit. Goli i parë i ndeshjes ishte i veçantë, pasi portieri i liqenorëve, Marin, asistoi ‘nga porta në portë’ për realizimin e Grecës. Më pas Taulant Marku barazoi në pjesën e dytë, por Pius dhe Lesai shënuan dy gola të tjerë për Pogradecin.

Në Laç ishte goli i Sandër Kalaj që i dha tri pikë vendasve kundër AF Luftëtarit, me bardhezinjtë që mbeten në pozitën e dytë. Kukësi i dha debutimin e duhur trajnerit të ri, Bledi Kadiu, teksa goli i Ballhysës solli fitoren 1-0 kundër Besës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iliria e festoi me tri pikë rikthimin në stadiumin e Fushë-Krujës duke mposhtur 2-0 Apoloninë me golat e Jakubu dhe Ange. Pas raundit të 20-të, Skënderbeu me 47 pikë prin renditjen, ndjekur nga Laçi me pesë pikë më pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kategoria e Parë, raundi 20-të:

E premte, 30 janar 2026

13:30 Skënderbeu 2-1 Kastrioti

E shtunë, 31 janar 2026

Iliria 2-0 Apolonia

Kukësi 1-0 Besa

Laçi 1-0 AF Luftëtari

Pogradeci 3-1 Korabi

E diel, 01 shkurt 2026

13:30 Lushnja-Burreli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?