Poker dhe rekord nga City, shtyp 0-4 Fulhamin dhe i drejtohet titullit kampion! Broja luan 23 minuta

Armando Broja është rikthyer në fushën e blertë, në humbjen 0-4 që ekipi i Fulham pësoi përballë Manchester City-t.

Sulmuesi kuqezi luajti pak më shumë se 20 minuta pasi zuri vendin e Rodrigo Muniz në minutën e ’67 të sfidës, kur City kryesonte me golat e Gvardiol dhe Foden.

Mbrojtësi kroat bëri sërish heroin për “Qytetarët”, teksa në minutën e ’71 shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e Guardiolës. Pokeri i City-t në “Craven Cottage” u finalizua nga argjentinasi Julian Alvarez në minutën e ’96.

Me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura, skuadra e Guardiolës ngjitet në vendin e parë me 85 pikë, 2 më shumë se Arsenali që zbret nesër në fushë kundër Manchester United.

SHKARKO APP