Polemika për penalltinë e Argjentinës, ish-arbitri kroat: Pepe kishte të drejtë, donin të çonin Messin në finale

Penalltia e dhënë mbrëmjen e djeshme në favor të Argjentinës ka krijuar jo pak polemika në Kroaci. Madje dy-ish arbitra në vendin ballkanas mendojnë se kontakti i Alvarez me Livakovic nuk duhej vlerësuar me penallti.

“Sipas meje nuk ishte penallti. Orsato gaboi në gjykim, sepse Livakovic nuk i shkon drejt lojtarit për të frenuar. Ai u ndal në vend, teksa argjentinasi goditi keq topin. Ishte Alvarez që i ngeci në këmbë Livakoviçit, ndaj është gabim i madh”, tha Goran Tenzera.

Ndërkohë shumë më i ashpër gjykimi i ish-gjyqtarit tjetër kroat, Bruno Matic: “Nuk ishte penallti, por mesa duket Pepe (mbrojtësi i Portugalisë) kishte të drejtë kur tha se duan të dërgojnë Messin në finale me çdo kusht”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?