Polemikat për penalltitë në Seria A, ja ekipet që kanë fituar më shumë
Polemika ngritur nga Rocco Commiso pas ndeshjes Juve-Fiorentina rikthehu diskutimet për 11-metërshat në Serie A. Gjithsesi Juventus nuk është klubi që ka përfituar më shumë. Lazio është skuadra që ka pasur më shumë penallti në favor, 13 dhe vetëm 2 kundër, me një bilanc prej +11.
Ndiqet nga Interi me (+5), Roma (+3), Atalanta dhe Juventus (+2). Mes skuadrave të mëdha, Milani ka fituar 4 penallti, ndërkohë që ka pasur kundër 5, me një bilanc -1, ndërkohë Napoli qëndron më poshtë me -2. Fiorentina ndërkohë edhe pse ka protestuar ashpër ndaj arbitrave, nuk ka aspak një bilanc dramatike, vetëm -1.
5 skuadrat më të mira në renditje janë të vetmet që gëzojnë një bilanc pozitiv. Ndikim psikologjik për të ndihmuar më të fortin? Jo domosdoshmërish, sepse, jo për çudi, Atalanta, Lazio, Inter, Juventus dhe Roma janë gjithashtu skuadrat që kanë shënuar më shumë.
Sidoqoftë, kjo nuk është e mjaftueshme për të pohuar se ekuilibri i tyre pozitiv midis penalltive pro dhe kundër është një pasojë logjike, ndaj dhe Sarri ju përgjigj në këtë mënyrë polemikave: “Luajtëm 58 topa në zonën e kundërshtarit kundër 11 të tyre, ndaj dhe rezultati ishte një pasojë logjike”.
Në fakt, është gjithashtu e nevojshme të analizohet edhe fakti se sa shumë luhet në zonën e kundërshtarëve, duke patur më shumë shanse për të fituar një penallti, të drejtë apo të gabuar.
5 skuadrat e para në renditje, janë edhe ata që luajnë më shumë në zonën e kundërshtarëve. Komandon Atalanta, me një mesatare më të lartë 32 për ndeshje, e ndjekur nga Roma, Interi, Lazio, Milan, Napoli, Juventus dhe në vendin e 8-të gjendet Fiorentina.
Sipas pozicionit të tyre në këtë renditje, 4 penalltitë e fituara nga Fiorentina apo Milani, dhe veçanërisht 2 të fituar nga Napoli, duken pak. Udinese ndërkohë ende nuk ka gjuajtur asnjë penallti në Seria A. /R.Lika-Koha Jone/