Policia e shtetit publikon hartën e kufizimit të qarkullimit për finalen e nesërme. Ja si do të lëvizin këmbësorët dhe makinat me tifozë
Finalja e Conference League ka sjellë shtimin e masave nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit, sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes.
Policia ka publikuar hartën ku tregohet zona pa trafik, dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete për qytetarët me bileta, gjatë ditës së nesërme (25 maj).
Sipas hartës, rrugët në të cilat nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve, përveç automjeteve të autorizuara dhe emergjencave janë: Rruga e Kavajës, Rruga Myslym Shyri, Rruga e Durrësit, Bulevardi Zogu I, Rruga Qemal Stafa.
Ndërsa policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në zonat përreth ku zhvillohet aktiviteti sportiv, për mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

