Policia gjermane arreston 7 tifozë anglez, provokuan me përshëndetje naziste
Më shumë se 4 500 tifozë anglezë do të jenë të pranishëm në Mynih (Allianz Arena) për ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë.
Policia vendase ka arrestuar të paktën shtatë ultras të “Tre Luanëve” për prishje të rendit publik. Disa prej tyre janë ndaluar pasi kanë provokuar forcat e rendit me përshëndetje naziste, një për përdorimin e flakadanëve në ambiente të mbyllura dhe një tjetër për urinim në publik.
Federata e Futbollit ka punuar me policinë lokale dhe shërbimet e sigurisë për të kufizuar trazirat në Gjermani. Mbështetësve të Anglisë u janë ndarë rreth 3 500 bileta për këtë ndeshje në transfertë, por një pjesë e konsiderueshme e tifozëve angleze kanë blerë bileta në sektorët e vendësve.
KOHA JONË SONDAZH

