Policia i prish festën e ditëlindjes Lukakut në një hotel, ishin dhe 3 shokë skuadre

Romelu Lukaku vendosi të prenotojë një nga hotelet e Milanos dhe të festojë ditëlindjen e tij të 28, i shoqëruar nga shokë dhe njerëz të tjerë të afërt. Në festë kanë qenë rreth 25 persona, duke qëndruar deri në orët e para të mëngjesit dhe kjo është e paligjshme për shkak të masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

Policia e Milanos ka ndërhyrë dhe ka bërë një operacion në hotelin ku ishte vendosur Lukaku, duke ndërprerë festën dhe gjobitur pjesëmarrësit.

Në festë ishin edhe lojtarë të tjerë të Interit, teksa për momentin kanë dalë emrat e Hakimi, Young dhe Perisic. Futbollisti belg dhe tri lojtarët e tjerë pritet që të gjobiten nga komuna dhe nga klubi zikaltër.

Image

SHKARKO APP