Policia italiane ndalon dhe gjobit në aeroport mbrojtësin grek të Napolit, kishte më shumë para se sa lejohet
Kostas Manolas u ndalua dhe u gjobit nga Guardia di Finanza në aeroportin Capodichino pasi mbante me vete një shumë parash më të lartë se kufiri i lejuar (10 mijë euro). Mbrojtësi i Napolit, siç raporton Il Corriere del Mezzogiorno, po nisej për në Greqi, një udhëtim ku kishte marrë leje nga klubi për arsye mjekësore.
Manolas këtë sezon është aktivizuar vetëm në 7 ndeshje në kampionat dhe në Europa League, për shkak të dëmtimeve të shumta dhe zgjedhjeve teknike. Ai nuk luan në Seria A që nga 23 shtatori, ndërkohë që në Europa League u rikthye në duelin ndaj Leicester. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

