Pollozhani largohet nga Ballkani, vendin e tij pritet ta zërë Shehi

Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Ballkanit në Kosovë. Trajneri durrsak i njohur për sukseset e arritura tek skuadra e Tiranës, por pasi ka drejtuar edhe Skënderbeun, Kukësin dhe Partizanin, pritet të zyrtarizohet në stolin e kampionëve të Kosovës.

Drejtuesit e ekipit nga Suhareka me largimin e trajnerit Daja i cili nxori 3 herë radhazi kampion dhe theu rekorde e shkroi historinë me paraqitjet në Europë, duke arritur në fazën e grupeve në Conference League, kishin vendosur ta zëvendësonin atë me Artim Polozhanin I cili ishte edhe zëvendës I Ilir Dajës tek skuadra e Ballkanit.

Megjithatë pasditen e sotme Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, pas eleminimit në Kupën e Kosovës. Pollozhani zëvendësoi Ilir Dajën dhe qëndroi në krye të këtij ekipi për 3 muaj. Ndërkohë me sa duket menjëherë drejtuesit e kampionëve të Kosovës e kanë patur gati emrin e zëvendësuesit që do të jetë Orges Shehi, i cili pritet të të zyrtarizohet shumë shpejtë

SHKARKO APP