Poloni-Shqipëri luhet në Varshavë, priten 3 mijë kuqezinj në stadium

Federata Polake e Futbollit ka zyrtarizuar stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës si arenën ku më 26 mars 2026 do të zhvillohet gjysmëfinalja e play-off-it të Botërorit 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Impianti modern me kapacitet rreth 59 mijë vendesh pritet të jetë i tejmbushur për sfidën që përcakton fatet e kualifikimit.

Sipas rregullores së UEFA-s, 5% e kapacitetit do t’u dedikohet tifozëve kuqezi, që do të jenë rreth 3 mijë të pranishëm në Varshavë për të mbështetur Shqipërinë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të dekadës.

Edhe pse historiku i përballjeve favorizon Poloninë, Shqipëria mbërrin në këtë sfidë me moral të lartë pas fitores 2-0 në “Air Albania” ndaj polakëve në shtator të vitit 2023, rezultat që i jep besim ekipit kuqezi për të kërkuar surprizën në transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Shqipëria kalon Poloninë, rrugëtimi i saj do të vazhdojë në finalen e play-off-it kundër fituesit të çiftit Ukrainë- Suedi. Ndërkohë, UEFA ka bërë të ditur se çdo kombëtare nga Ballkani, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, në rast se siguron kualifikimin për Botërorin e vitit 2026, do të vendoset në vazon e katërt për shortin që do të hidhet më 5 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?